Publikohet agjenda e vizitës së presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në Tiranë në datat 1 dhe 2 dhjetor.

Në një intervistë për DW presidenti Frank-Walter Steinmeier tha se udhëtimi i tij synon të sinjalizojë se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i lënë në harresë.

“Udhëtimi në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri shërben gjithashtu për të dërguar mesazhin për të gjithë rajonin: Nëse do të bëjnë progresin përkatës në vendet e tyre, atëherë edhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të bëhet më e menaxhueshme” tha ai.

Tirana e Shkupi në BE në 2030? Steinmeier: Unë jam president e jo profet. Nuk e harrojmë Ballkanin

Enjte, 1 dhjetor

Mberritja ne mengjes në Tirane, Shqiperi

Ora 10.00, Pritja nga Presidenti Bajram Begaj me nderime ushtarake.

Takim kokë më kokë

Ora 11.00 Konferencë për shtyp me Presidentin e Republikës së Shqipërisë

Ora 11.30, Presidenti gjerman mban fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë

Ora 12.15, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit,

Gjermani: Agjencia Federale e Punës angazhohet për më shumë punëtorë të huaj
Ceremonia e vendosjes së kurorave pranë Monumentit të Nënës Shqipëri.

Ora 12.45, Drekë e shtruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Ora 14.30, Takim me kryeministrin Edi Rama

Ora 15.15, Në gjimnazin “Sami Frashëri”. Bisedë me nxënës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor

Ora 16.30, Vizitë tek muzeu “Shtëpia e Gjetheve”

Ora 20.00 Pritje e organizuar nga Ambasadori Gjerman

E premte, 2 dhjetor

Ora 9.45, “Lufthansa Industry Solutions” Takim me përfaqësues gjermanë të bashkëpunimit të biznesit dhe zhvillimit për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar dhe për trajnimin profesional

Ora 12.30, Drekë në Nerat organizuar nga kryebashkiaku Ervin Demo

Ora 14.15, Vizitë në Xhamia Mbret dhe Teqenë Halveti

Ora 14.45 Vizitë në Kalanë e Beratit

Në mbrëmje largimi nga Shqipëria drejt Berlinit.

Artikulli paraprakEPOKË E RE NË TRAJTIMIN E ALZHAIMER, ZBULOHET ILAÇI I RËNDËSISHËM PËR SFIDËN E SHEKULLIT
Artikulli tjetërSTUDENTËT PROTESTË PARA MINISTRISË SË ARSIMIT, KRYEJNË ‘HOMAZHE’ PËR DEGËT E MBYLLURA NË UNIVERSITETE: 71.6% E PROGRAMEVE PRIORITARE NË RREZIK