Botohen në fletoren zyrtare 3 ligjet e kontestuara të qeverisë. Bëhet fjalë për ligjin që lejon legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ligjin për Akademinë e Shkencave dhe ai për studentët e Mjekësisë.
Tre ligjet që u kaluan në heshtje nga Presidenti i Republikës, janë publikuar në fletoren zyrtare. Të tre ligjet u miratuan në seancën e fundit të parlamentit në të gdhirë të datës 21 korrik, pavarësisht kontestimeve nga opozita dhe shoqëria civile.
Ligji për mjekët e rinj i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri, përpara se të marrin diplomën, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë tarifat e studimeve. Përmes një vale protestash, studentët e Mjekësisë e kundërshtuan këtë ligj si diskriminues dhe të pakonsultuar.