Presidenti Thaçi takon Kryeministrin Rama. Bisedojnë për zgjerimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Presidenti i Kosoves Hashim Thaci gjate vizites se tij te pare qe po zhvillon ne Tirane me kete detyre u prit edhe nga kryeministri Edi Rama. Zgjerimi i bashkëpunimit strategjik tashmë të konsoliduar Shqipëri-Kosovë në fusha me interes të përbashkët, rritja e shkëmbimeve tregtare mes vendeve si dhe ecuria e axhendës së përbashkët mes dy qeverive ishin ndër të tjera fokusi i bisedimeve mes tyre. Kryeministri Rama dhe Presidenti Thaçi, theksuan angazhimin e dy qeverive për të konsoliduar më tej kete bashkepunim edhe përmes projekteve të përbashkëta në fusha si infrastrukturë, arsim, dogana e Kulture.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë ka takuar edhe kreun e Kuvendit Ilir Meta, i cili i garantoi se diplomacia parlamentare shqiptare mbetet në shërbim të shtimit të njohjeve dhe afirmimit të mëtejshëm të shtetit të Kosovës.Në njoftimin e zyrës së shtypit të Kreut të Kuvendit thuhet se gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes dy qeverive respektive dhe u konfirmua mbështetja e Shqipërisë në forcimin e perspektivës euro-atlantike dhe forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë, në interes të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajonin tonë.Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandalur të Shqipërisë dhe vlerësoi kontributin e Kuvendit në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit dypalësh dhe në forumet ndërkombëtare ku Shqipëria është e pranishme.Thaçi theksoi gjithashtu se intensifikimi i bashkëpunimit në fushat e agro-përpunimit, bujqësisë dhe infrastrukturës do t’i shërbejë rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe turistike mes dy vendeve tona.Në përfundim Kryetari Meta dhe Presidenti Thaçi diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke ndarë bindjen e përbashkët se si Shqipëria ashtu edhe Kosova mbështesin heqjen e barrierave dhe forcimin e ndërlidhjes rajonale në interes të sigurisë, paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan.