Në vijim të vizitës së tij në Talini të Estonisë, ku po merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të vendeve të Bashkimit Evropian,

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilluan një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Tajani e përgëzoi Kryetarin e Kuvendit për rekomandimin pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian për fillimin e çeljes së negociatave për anëtarësim, duke u shprehur se: “Do të shqyrtojmë në javët në vijim rekomandimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian”.

Lidhur me këtë, President i Parlamentit Evropian tha se ka një pozicionim të qartë se: “Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme përpara dhe për këtë unë e mbështes hapjen e negociatave për anëtarësim”.

Ruçi nga ana e tij e falënderoi Presidentin e Parlamentit Evropian për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit si vend me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë, Ruçi theksoi se Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën për miratimin e reformave, të cilat përshpejtojnë hapat për anëtarësimin në BE.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT, META: TË THELLOJMË REFORMAT, TË EVITOJMË ÇDO LLOJ POLEMIKE
Artikulli tjetërTONIGHT – 24.04.2018