Përpjekjet e Britanisë për të qëndruar apo për t’u larguar nga Bashkimi Evropian me 28 anëtarë, operacioni turk në veri të Sirisë dhe zgjerimi i bllokut evropian janë temat kryesore në axhendën dyditore në Samitin e BE-së, që po zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel.
BE në këtë

Samit diskuton edhe për reformim të procesit të zgjerimit. Këtë javë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk u janë dhënë datat për nisje të negociatave për anëtarësim në BE, megjithatë dita e nesërme 18 (tetor) pritet të jetë dita vendimtare për hapjen ose jo të negociatave.

Ndërsa për sa i përket përgjigjjes së Bashkimit Evropian për operacionin e Turqisë në verilindje të Sirisë, është një temë e nxehtë diskutimi, pasi BE-ja ka marrë një hap simbolik duke kufizuar dërgimin e armëve në Turqi, teksa ka lënë si mundësi vënien e embargos për dërgimin e armëve në Turqi.

Sipas një marrëveshjeje të arritur më 2016, Turqia është pajtuar që të frenojë valën e migrantëve si pasojë e konfliktit në Siri dhe ka strehuar rreth 3.6 milionë persona në territorin e vet. Nga ana tjetër nëse Britania largohet nga BE-ja, Brukseli do të përballet me rreth 15.4 miliardë dollarë më pak secilin vit.

Mbështetja për Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave vijon në Bruksel për tëshprehur që të bindet Franca deri në minutën e fundit. Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli është shprehur se vendet anëtare të BE duhet të vlerësojnë reformat e ndërmarra nga dy vendet e Ballkanit.

Mbështesim hapjen e negociatave. Komision Europian është në favor. Shqipëria dhe Maqedonia janë dy vende që puna dhe sakrifica e tyre duhen respektuar nga ne. Ka disa qëndrime, por premtimi për hapjen e negociatave duhet të mbahet” është shprehur ai pas daljes nga mbledhja e Këshillit Europian.

Artikulli paraprakVRASJA E INDRIT ÇELAJT, ARRESTOHET XHAXHAI I DY VËLLEZËRVE TË SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërZETORI BIE NË KANALIN KULLUES, HUMB JETËN 60-VJEÇARI