Presidenti i Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, ka reaguar përmes një statusi në tëitter lidhur me situatën në Shqipëri.

Daul shkruan se është shumë shqetësuar për gjendjen e demokracisë së Shqipërisë.

Sipas tij, çdo zgjedhje të ardhshme duhet të jenë të lira dhe të drejta dhe se blerja e votave është e papranueshme.

Presidenti i PPE-së nënvizon se të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament.

“Nevojiten më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit” shprehet ai.

Mesazhi i presidentit të PPE-së vjen para protestës së thirrur nga opozita, e cila do të mbahet të shtunën në orën 11:00.

Artikulli paraprakVJEDH USHQIME NË SUPERMARKET DHE PLAGOS PRONARIN, ARRESTOHET SHQIPTARI
Artikulli tjetërTREGTARI SHQIPTAR KAPET NGA KARABINIERËT ME 30 MIJË EURO KOKAINË