Presidenti i Republikës do të verifikojë 4 ministrat e rinj dhe më pas do t’i dekretojë ata.
Këtë fakt e konfirmuan burime për Ora News, sipas të cilëve, kryeministri Edi Rama ka dërguar në Presidencë emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar. Kreu i shtetit ka 7 ditë afat për të kryer procesin e verifikimit dhe më pas dekretimin ose jo të ministrave. Zakonisht, dekretimi i ministrave të rinj nga Kreu i Shtetit është një proces rutinë. Pas dekretimit, ministrat dërgohen në Parlament për t’u miratuar dhe më pas bëjnë betimin para kreut të Shtetit për të filluar zyrtarisht detyrën. Katër ministrat e rinj janë: Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm, Olta Xhaçka, ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ogerta Manastirliu është emëruar ministre e Shëndetësisë, ndërsa Eduart Shalsi është emëruar ministër i Pushtetit Vendor. Xhafaj zëvendëson në post ministrin e shkarkuar Saimir Tahiri. Xhaçka zëvendëson Blendi Klosin Manastirliu zëvendëson Ilir Beqajn Shalsi zëvendëson Bledi Çuçin.