Per procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se është detyrim dhe përgjegjësi e çdo partie politike dhe askush nuk duhet t’i ikë kësaj përgjegjësie.

“E rëndësishme të diskutojmë për çështje të interesit publik dhe të interesit të PD. Të rëndësishme janë ngjarjet parlamentare. Për zgjedhjen e Presidentit ju e dini që cili është qëndrimi im personal. Qëndrimi i grupit do të jetë pjesë e diskutimeve, duke mos i ikur përgjegjësisë por duke i marrë ato. Duam profil politik që të jetë për shqiptarët. Është detyrimi ynë politik dhe moral ta marrim këtë përgjegjësi. Është një test për të gjitha palët të marrin pjesë në këtë proces.

Konsultimet do të ndodhin edhe mes në mbledhje të grupit parlamentar. Zëri i çdo deputeti do të përcillet. Kjo mazhorancë fiktike nuk e ka legjitimimin për ta zgjedhur Presidentin e vetme, edhe pse do ta donte”, ka thënë Alibeaj.

Artikulli paraprakBE HAP PROCES KUNDËR HUNGARISË PO SI FUNKSIONON KY MEKANIZËM?
Artikulli tjetërKUVENDI I 30 PRILLIT, BARDHI: MITING PËR TË PËRÇARË DHE ZVOGËLUAR PARTINË