Presidenti i ri, Kuvendi nis përgatitjet, Meta: Pas 13 Prillit
Gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve u diskutua edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se do ti kërkojmë shërbimit juridik një memo për afatet e fillimit të procedurave, të cilat fillojnë jo me herët se 13 prilli dhe jo më vonë se 9 korriku. Kështu pas pak ditësh do të nisin procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, por kriza politike mund ta çojë në limite. Opozita ka bojkotuar Kuvendin, ndërsa kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike.