Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për mediat u shpreh se janë të gatshëm të flasin me opozitën për procesin për presidentin e ri, ndërsa saktësoi se mazhoranca e ka shprehur qartë se me cilën palë nuk do të negociojë.
Gjatë fjalës së tij, Rama më tej shtoi se mazhoranca ka treguar durim për të zhvilluar këtë proces.
Pyetje-Përgjigje:
Rama: Ne kemi thënë gjërat tona dhe kemi vazhduar përpara
Ky është roli që ka opozita të gjejë rrugë për të gjetur një konsensus të mundshëm me shumicën dhe të jetë e hapur për një dakordësi që mund të jetë e shumicës, se kuptoj këtë që ne duhet ta vendosim vetë, por mirë vendoseni dhe si do vendoset.
Nuk ka asnjë nevojë që ne të hyjmë të bëjmë testime për të parë që ne nuk i kemi votat, do presim nëse do ketë dëshirë nga pala tjetër që mesa duket nuk ka. por nuk do të mbetemi pa ezauruar atë mandate nga kushtetuta.
Me kë do të negocioni?
Rama: S’kemi pra, siç e shikoni nuk kemi, por ne presim. Dihet se me kë ne nuk negociojmë për asnjë arsye dhe refuzojmë ta marrim në konsideratë. Jemi ta gatshëm të flasim me çdo palë që do të donte të fliste me ne. Por nëse jo do presim me durim dhe në momentin që hyjmë në raundin e katër do përdorim mandatin që na jep Kushtetuta për të zgjedhur presidentit, s’kemi rrugë tjetër.