Jo pak, por 73 emra do të jenë në tryezën e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për të përzgjedhur për Presidentin e ardhshëm.

Është mësuar numrin i saktë i emrave që kanë hedhur në kutinë e votimit 74 deputetët socialistë një ditë parë.

Megjithatë, burimet janë shumë të rezervuar sa i përket emrave, pasi sipas tyre, dalja e disa emrave konkrete do ta dëmtonte procesin.

Një ditë më parë deputetët e PS i ftuan të propozonin nga 3 emra të cilët do të fillojnë të shqyrtohen në një moment të dytë.

Gjatë ditës së sotme, kreu i grupit të PS-së Taulant Balla nisi një tur konsultimesh me 3 krerët e grupeve parlamentare të opozitës ku iu kërkua të shtynte nisjen e procesit në limitet e afateve të parashikuara në kushtetutë. Për momentin paqartësia më e madhe është se cila pjesë e Partisë Demokratike do të negociojë me PS-në, kryetarin i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj apo Komisionin e Rithemelimit të ish-kryeministrit Berisha. Edhe për këtë çështje një përgjigje duket se do të japë Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Berisha në 30 prill.

Artikulli paraprakSHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR “BAKS”, NDALOHET 28 VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM BANUES NË VELIPOJË
Artikulli tjetërKONFLIKT NË NJË LOKAL NË SHËNGJIN/ KANOSËN ME ARMË ZJARRI NJË PERSON, ARRESTOHEN DY TË RINJTË (EMRAT)