Në mbrëmjen e 8 majit Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të udhëtojë për në Tiranë në kuadër të samitit të “Brdo-Brioni”. E pranishme do të jetë Përfaqësuesja e Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe lider të Ballkanit.
Gjatë vizitës në Tiranë Vuçiç pritet që të zhvillojë takime edhe me liderët shqiparë. Mes Vuçiçit dhe Mogherinit si temë diskutimi në agjendë do të jetë edhe dialog Kosovë-Serbi.
Kjo do të jetë vizita e dytë e Aleksandar Vuçiç në Shqipëri, por e para si president i Serbisë. Në maj 2015 ai vizitoi Tiranën në cilësinë e kryeministrit të Serbisë.