Presidenti i serb, Aleksandër Vuçiç ka sulmuar Kosovën, teksa shprehet se ata kërkojnë vetëm që Serbia t’i njohë dhe nuk bëjnë asgjë më shumë.
“Atyre nuk iu pëlqen asgjë. E vetmja gjë që ata duan është që Serbia të njohë Kosovën dhe asgjë më shumë”,- tha presidenti Vuçiç.
Vuçiç e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi që zhvilloi me përfaqësues të listës serbe në Kurshumli. Sipas presidentit serb, Kosovës nuk i pëlqen asgjë dhe se Serbia nuk mendon si ata, lidhur me njohjen e Kosovës.
“Prishtina vetëm dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe asgjë më shumë. Nëse ata mendojnë se kjo është reale dhe e mundur, mirë për ta, por ne nuk mendojmë”, u shpreh Vuçiç.