Teska mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin e dytë në më pak se 12 orë.
Mëngjesin e sotëm kreu i shtetit ka njoftuar kthimin në Kuvend të ligjit “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”.
“De k r e t
për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të këshillit të ministrave, “për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”, sipas arsyetimit bashkëlidhur.
Nr. Dekreti 11226
Tiranë, më 15.07.2019
Presidenti i Republikës
Ilir Meta”. thuhet në njoftimin e presidencës.