Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës “anti-shpifje”.
kreu i Shtetit Ilir Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend projektligjin për mediat elektronike të miratuar pak javë më parë nga Qeveria.
Në argumentet juridik që jep kreu i shtetit për mos dekretimin theksohet se ligji; “shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit dhe është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”.
Ligji është kritikuar nga gazetarët vendas, por edhe disa prej ambasadave të aleatëve strategjikë.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama më herët ka deklaruar se sërish do ta votojë në parlament.