Në një lidhje direkte me emisionin Star Sport ishte presidenti I Vllaznisë së femrave Lazër Matija I cili ka folit më tepër rreth situatës së ndodhur në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë e cila u shoqërua me sherr masiv në fushën e lojës me përplasjet që kanë përfshirë skuadrat dhe stafet e të dy ekipeve. Presidenti u shpreh se nuk është hera e parë që ka problematika me ekipin e Tiranës por që në nisje të ndeshjes e vetmja problematikë ishte me infrastrukturën e stadiumit por e gjitha nisi pas një fauli të shkaktuar ndaj lojtares Megi Doçi e cila ishte rrëzuar pranë pankinës së Tiranës të cilën po e shanin në forma nga më të ndryshmet dhe Matija tha se ka ndërhyrë për të mos nisur sherr dhe atëherë ka marrë një goditje dhe ka nisur një shërr masiv dhe e cilëson si të turpshëm. Uroj të mos jetë me dashje dhe të mos ketë skenare në këtë situatë u shpreh Presidenti Matija. Për të mos eskaluar më tepër situatën Matija u shpreh se është telefonuar policia nga ana e ekipit të Vllaznisë dhe jo siç është bërë me dije nga ekipi I Tiranës. Kemi bërë gjërat e nevojshme pranë federatës për informimin e kësaj situate tha presidenti Matija I pyetur në Star Sport.

Artikulli paraprakSHKODËR, MOMENTE NGA SHTETFORMIMI I KOMBIT
Artikulli tjetërMHILL SHKËMBI: VLLAZNISË I HYJNË NË HAK SEPSE HESHT