Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Meta shprehet se çdo nismë që synon përafrimin e direktivave të Bashkimit Europian është e mirëpritur.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 37/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Çdo nismë që synon përafrimin e direktivave të Bashkimit Europian, rritjen e disponueshmërisë së librave dhe materialeve të tjera të printuara në formate të përshtatshme e të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, dhe forcimin e mbrojtjes së të drejtës së autorit, është e mirëpritur.

Artikulli paraprak“PD TË RIKTHEHET NË SHINAT QË KA PASUR”, HAJDARI: JU GARANTOJ, NUK DO TË KETË NJERI QË TË MË PËRJASHTOJË NGA KJO SALLË
Artikulli tjetërBILANCI I COVID-19 NË VEND, ASNJË VIKTIMË NË 24 ORËT E FUNDIT, IDENTIFIKOHEN 44 RASTE TË REJA