I ashpër ka qenë reagimi i presidentit Ilir Meta, lidhur me draftin e propozuar nga PS-ja për hapjen e listave. Për kreun e shtetit, propozimi i socialistëve nuk është një hapje e listave në masën 100%.
Duke i quajtur me nota ironie “shakaxhinjtë e integrimit”, Meta nuk i ka kursyer kritikat për Kuvendit, sipas së cilit “edhe një kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme”.
“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”, shkruan Meta.