Presidenti Ilir Meta i ka akorduar “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” pas vdekjes, nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra dje në krye të detyrës. Ndërkohë qeveria ka nisur procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të oficerit të krimeve që u qëllua me armë nga 21-vjeçari Aldi Rama duke lënë pas prindërit, bashkëshorten me dy fëmijë të mitur dhe tre motrat.
Presidenti i Republikës Ilir Meta i akordoi sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin:
“Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”.