Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend ndryshimet e bëra në ligjin për koncesionet dhe PPP-të. Në argumentin e dhënë, kreu i shtetit shprehet se këto ndryshimet, ku kërkohet subjektivisht shtyrja e hyrjes në fuqi të kufizimeve për dhënien e kontratave koncesionare/PPP, komprometojnë të gjithë pjesën të tjetër të ligjit, çka sipas tij, sjellin pasoja negative për vendin.
Konkretisht Meta, kërkon rishikimin tërësor të nenit 17 dhe 18 të ligjit për “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”. Sipas tij, kufizimet për koncesionet/PPP-të duhet të hyjnë në fuqi më 1 korrik siç ishte parashikuar, por Kuvendi i ka shtyrë ato deri më 1 tetor. Kjo, shkruan Meta, është një veprim tinëzar i bërë nga deputetët e Kuvendit që promovojnë dhënien me koncesion të pasurisë publike të shqiptarëve pa asnjë kufizim.
Ai vijon argumentin e tij duke thënë se me ndryshimin e këtyre dy neneve u hapet edhe një herë rruga që koncesionet të aplikohen pa kufizim edhe për 3 muaj të tjerë, me qëllime klienteliste.
Po ditën e djeshme, kreu i shtetit ka kthyer në Kuvend ndryshimet në Kodin Penal me argumentin se 4 nene kanë paqartësi, shprehje abstrakte dhe rrezik juridik.
A