Presidenti Ilir Meta ka rikthyer për shqyrtimin ligjin për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal.
Në argumentet e Presidentit thuhet se ndryshimet paraqesin paqartësi në formulimin e disa paragrafëve të tyre; nuk janë në harmoni apo në ndonjë rast mbivendosen me parashikime të tjera të Kodit Penal, shkaqe këto, që mund të sjellin zbatim të gabuar në praktikë apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese dhe të sigurisë juridike.
Sipas Presidentit nga shqyrtimi konstatohet se formulimet e disa dispozitave të Kodit Penal që ndryshohen nëpërmjet neneve 3, 6, 7 dhe 11, të ligjit përmbajnë problematika që cënojnë parimin e zbatimit efektivitetit të normës, duke rrezikuar aplikimin dhe interpretimin në praktikë të tyre, për shkak të mungesës së qartësisë, çka do të kërkonte shumë shpejt ose amendim të tyre, ose do të bënte të nevojshme sqarimin e tyre nga jurisprudenca.