Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në një konferencë për shtyp. Ku sipas presidences u njoftua se do te komentoje “votimet socialiste të 30 qershorit” si dhe do të japë propozimet e tij për zgjidhjen e krizës politike.

Ilir Meta: Edi thellohu! Axhenda tjetër se ky është shteti i shqiptarëve. Unë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm do ta mbrojnë Shqipërinë nga të gjithë këta miliarderë… Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit por i racës Avni Rustemi

Presidenti Ilir Meta këmbënguli se zgjedhjet vendore do të mbahen më 13 tetor dhe se më 30 qershor u bënë vetëm votime socialiste. Gjatë konferencës për shtyp pas procesit të 30 qershorit, kreu i shtetit tha se dekretin e tij të fundit që caktoi datën 13 tetor për zgjedhjet vendore, nuk mund ta gjykojë Kolegji Zgjedhor, por vetëm Gjykata Kushtetuese e cila ende nuk është funksionale dhe pritet të krijohet në fund të korrikut.

Artikulli paraprakNJIHUNI ME 61 KRYEBASHKIAKËT E RINJ NË SHQIPËRI /VOTAT E MARRA DHE KUNDËRSHTARËT
Artikulli tjetërMETA: NUK MË INTERESON MONIKA! AJO I KA SIGURUAR FËMIJËT, E KA NJË PALLAT TEK UNAZA E RE