Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet këtë të hënë në Poloni ku po merr pjesë në Samitin e Klimës “COP24” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në Katovicë të Polonisë.
Në këtë Samit të rëndësishëm global Presidenti Meta pritet të mbajë sot një fjalim drejtuar krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse.