Në procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm çfarë këshillash do i jepte opozitës presidenti aktual Ilir Meta?

“Nuk kam asnjë këshillë për ti dhënë sepse opozita ka bërë gabime fatale. Pjesa kryesore me përgjegjësi të plotë dhe pjesa tjetër aq e pati gjykime, si djegia e mandatit. Këto nuk janë gabime por krime. Nuk kam asnjë sugjerim dhe as kuriozitet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm” tha presidenti Ilir Meta.

Presidenti Ilir Meta ndodhet në konferencë për medien me gazetarët ku ngriti dhe një herë shqetësimet dhe problematikat që reflekton rezoluta e PE-së për Shqipërinë, shqetësime dhe problematika për të cilat ai vetë ka ngritur me zë të lartë.

Artikulli paraprakMETA: PE NA KUJTON SE HYRJA NË BE VARET NGA REFORMAT
Artikulli tjetër“LUIGJ GURAKUQI”, PRESIDENT I KONFERENCËS SË REKTORËVE