Presidenti i Republikës Ilir Meta priti këtë të premte në një takim kampionët shqiptarë të xhudos nga Kosova, Majlinda Kelmendin, Shpat Zekan, Erza Muminoviq, Akil Gjakovën dhe trajnerin e njohur Driton Kuka.

Teksa i uron suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, me anë të një postimi në faqen e rretit social kreu i Shtetit Meta shpreh bindjen se ata do ta ngrenë shumë lart flamurin e Kosovës.

“Një takim i ngrohtë me krenarinë e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova dhe trajnerin e tyre të mirënjohur Driton Kuka, ambasadorët e shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar në botë.

I’u urova shumë suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”, besimplotë se do arrijnë të ngrenë lart flamurin e Kosovës.

Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë”, shkruan Meta.

Artikulli paraprak‘UNAZA E RE’, DITA E 76-TË E PROTESTËS, BANORËT PETICION PRESIDENTIT PËR HETIMIN E PROJEKTIT
Artikulli tjetërARRESTOHET 48-VJEÇARI, AKUZOHET PËR TRAFIK DROGE DHE PASTRIM PARASH