PRESIDENTI I REPUBLIKËS, ILIR META KA PRITUR SOT NË TAKIM KRYETARIN E KOMUNËS SË TUZIT, NIK GJELOSHAJ. DUKE I URUAR SUKSESE GJATË MANDATIT NË KRYE TË KOMUNËS SË TUZIT, PRESIDENTI META THEKSOI SE FITORJA E GJELOSHAJ ËSHTË JO VETËM NJË MUNDËSI PËR TË PËRMIRËSUAR QEVERISJEN VENDORE, POR NJËKOHËSISHT EDHE PËR TË TREGUAR AFTËSITË DREJTUESE TË SHQIPTARËVE TË TUZIT,
PËRMES BASHKËPUNIMIT DHE BASHKËJETESËS ME MALAZEZËT DHE ME TË GJITHË GRUPIMET E TJERA ETNIKE. NIKË GJELOSHAJ ARRITI NJË REZULTAT HISTORIK NË KOMUNËN SHQIPTARE TË TUZIT NË MALIN E ZI DUKE BASHKUAR TË GJITHA FORCAT POLITIKE SHQIPTARE QË DERI MË ATËHERË ISHIN TË PËRÇARA DHE DUKE FITUAR PËR HERË TË PARË KOMUNËN NGA SHQIPTARËT.
KJO FITORE E GJELOSHAJ U MIRËPRIT NGA TË GJITHË DREJTUESIT POLITIK NË TIRANËN ZYRTARE DHE TASHMË KANË NISUR EDHE TAKIMET DUKE FILLUAR NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META. NË KOMUNËN E TUZIT PRITET QË TË KETË NDRYSHIME THELBËSORE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT QË JETOJNË ATJE.