Presidenti i vendit Ilir Meta është pritur sot nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Meta shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Selisë së Shenjtë në rimëkëmbjen shpirtërore e sociale të komunitetit katolik dhe popullit shqiptar, veçanërisht pas daljes së vendit nga izolimi dhe vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

“Evropa po përjeton një dimër demografik,” – u shpreh Papa Françesku, ndaj, vendi juaj duhet të mos vuajë nga ky fenomen, i cili kërkon një përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje më të madhe në edukimin,

arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për ta.“Rrallë kam parë”, – tha Papa Françesku. “aq shumë të rinj gjatë vizitës sime në Tiranë sa në asnjë vend tjetër e duhet bërë gjithçka që ata të qëndrojnë në vendin e tyre.”

“Shenjtërimi i Nënë Terezës, si dhe lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare dhe emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal Nderi në Vatikan,

na bëjnë krenarë ne shqiptarët dhe na japin më shumë besim e forcë për ta ruajtur e promovuar me vendosmëri e përkushtim evropian të shqiptarëve”, vuri në dukje Meta gjatë takimit me Atin e Shenjtë.

Gjatë kësaj audience Meta shoqërohej nga familja e tij.

Artikulli paraprak“SHPËTIMTARI I PLANETIT” KUSHTON 52 MILIONË DOLLARË
Artikulli tjetërNIS RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “SAMI REPISHTI”