Presidenti Ilir Meta ka takuar Presidentin e Senatit Amerikan, Orrin Hatch, të cilit i shprehu mirënjohjen “për ndihmën që SHBA dhe Senati i kanë dhënë Shqipërisë për reformat e brendshme”.
“Mirënjohje SHBA dhe Senatit për ndihmën për forcimin e shtetit ligjor dhe të demokracisë. Shqiptarët nuk do harrojnë kurrë ndihmën jetike që SHBA u ka dhënë gjatë gjithë historisë.
SHBA është partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe ne jemi të angazhuar për forcimin dhe konkretizimin e partneritetit strategjik me SHBA në të ardhmen”, u shpreh Meta.
Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Meta theksoi se ky dialog “duhet të garantojë të ardhmen europiane të dy vendeve”.