Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë.
Sipas Metës, shantazhi ka ardhur në mënyrë që Blushi të heqë një postim të bërë paraditen e sotme për shkak të detyrës. Meta shkruan se shantazhi ndaj Blushit ka ardhur vetëm 30 minuta pas statusit të publikuar për arsye pune.
Ndërkohë Meta shkruan se ka kërkuar që për këtë rast të nisin hetimet e menjëhershme. Ne fund Meta thumbon mazhorancën duke thënë se shpreson të jetë një lojë e Rilindjes.
Ai është treguar edhe njëherë i ashpër me diplomatët e huaj duke thënë se mjerë ata nëse e kanë kërcënuar zëdhënësin Blushi.
“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës.” shkruan Meta.