Presidenti Meta thërret mbledhjen e parë si kreu KLD-së
Të premten më 15 shtator presidenti i vëndit Ilir Meta do të drejtojë mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se mbledhja do të mbahen orët e para të së premtes dhe janë njoftuar të gjithë anëtarët të jenë të pranishëm. Ndalur tek rendi i ditës burime bëjnë me dije se do të jetën ngjarja e fundit ku gjyqtarja Fildeze Hafizi humbi jetën pasi u vra nga bashkëshorti dhe diskutimi mbi rezultatet e inspektimit në gjykatën e Kavajës për këtë rast. KLD-ja vazhdon ende funksionimin e saj pasi ky instiutcion kreu i të cilit është Presidenti Meta shkrihet me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor institucion i parashikuar në paketën e reformës në drejtësi.