Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, botuesin, përkthyesin dhe autorin e veprave për çështjet kombëtare, Rexhep Hida.
“Në vlerësim të kontributit të qenësishëm të dhënë në fushën e letërsisë si autor, përkthyes dhe themelues i shtëpisë së parë botuese private në vend, duke u sjellë lexuesve kryevepra të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare, nderova sot me Titullin “Mjeshtër i Madh”, z. Rexhep Hida. Autor veprash të rëndësishme mbi çështjen tonë kombëtare, përkthyes i mirënjohur dhe pedagog i përkushtuar, falë aftësive profesionale dhe vlerave të larta njerëzore ai ka fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve dhe dashamirësve të letërsisë duke krijuar një personalitet të spikatur mes intelektualëve tanë. Shumë krijime dhe suksese të reja në rrugën e tij, si kalorës i dijes dhe i diturisë”, është shprehur presidenti Meta.