Nishani fton sipërmarrësit e diasporës të investojnë në Shqipëri e Kosovë. Presidenti i Republikës bëri këtë ftesë në një forum biznesi në Manhattan.
Në nje forum biznesi të diasporës mbajtur në Manhatan, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka ftuar sipërmarrësit të investojnë në Shqipëri e Kosovë duke theksuar se ato kanë mundësi për investim në mbarë rajonin e Ballkanit. Faktin e theksoi në fjalën përshëndetëse që mbajti në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare në Manhatan. Faktori shqiptar në rajonin tonë është kyç, është më i rëndësishmi, dhe ky është një shans për gjithë rajonin. Mangësitë në biznes janë njëkohësisht një mundësi për të investuar, ndaj Z.Nishani, vuri në dukje segmentin e menaxhimit të biznesit. Shqipëria ka ende një hendek të fortë në aftësitë menaxhuese. Duhet të bashkërendojmë edukimin me praktikat, idetë, përvojat, të gjitha së bashku, dhe ju si njerëz më përvojë mund të kontribuoni në këtë drejtim. Në këtë forum biznesi përkrah sipërmarrësve me emër, ishin të pranishëm edhe Ministrat e Ekonomisë, së Shqipërisë dhe Kosovës.