Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Turizmin. Nëpërmjet një dekreti Presidenti jep edhe 3 arsyet e kthimit të këtij ligji, i cili është në kundërshtim. Presidenti kundërshton pikën 4 të nenit 31 të ligjit, që parashikon se, fondi i posaçëm për Ministrinë e Turizmit mund të përdoret pa iu nënshtruar rregullave të prokurimit publik.

Po ashtu kundërshton nenin 34/2 të ligjit që përcakton se, pasuritë e paluajtshme në administrim të njësive të qeverisjes vendore që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimi turizmi, me VKM brenda 2 muajve nga miratimi i zonës kalojnë në administrim të Ministrisë përgjegjëse për turizmin. Pikën 3 të nenit 34, ku përcaktohet se Këshilli i Ministrave rast pas rasti miraton me vendim të veçantë transferimin në favor të shtetit pasuritë e paluajtshme të pushtetit lokal në pronësi të njësive të qeverisjes vendore që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.

Artikulli paraprakGJERMANIA, “TOKA E PREMTUAR” E SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërHETIMI TATIMOR AKSION NË VELIPOJË