Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka pritur në një takim në Presidencë krerët e grupeve parlamentare.

Takimi ka filluar prej pak minutash, ndërkohë që qëllimi i këtij takimi është gjetja e një zgjidhje për ngërçin në Këshillimin e Emërimeve në Drejtësi. Temë e diskutimeve do të jetë neni 149 pika D e Kushtetutës. Në këtë takim kanë mbërritur kreu i grupit të PS Gramoz Ruçi, nga LSI Luan Rama dhe nga Partia Demokratike Edi Paloka. Dje Nishani, zhvilloi dje një takim konsultues me konstitucionalistë dhe ekspertë të jurisprudencës mbi procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas ngërçit të krijuar.

Artikulli paraprakPERMBYTJET NE MAQEDONI, ZYRTARISHT 22 VIKTIMA
Artikulli tjetërVONESAT NË CENTRAL, KINA: DËMTOJNË RAPORTET ME ANGLINË