Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zgjedhur Shkodrën për të uruar festën e pashkëve për besimtarët e krishterë.
Presidenti Nishani shkoi në arqipeshkvinë teksa u prit nga arqipeshkvi Angelo Massafra duke i përcjellë mesazhe urimi njëri-tjetrit. Presidenti Nishani dha edhe një mesazh për klasën politike shqiptare duke kërkuar përgjegjësi mbi problemt e shumta që kanë shqiptarët. Presidenti Nishani vlerësoi Shkodrën dhe shkodranët për bashkëjetesën fetare si dhe rolin e saj për dekada me radhë si kontribues të fesë dhe atdhetarizmit.