Presidenti Ilir Meta vijon ‘luftën’ e dekreteve me mazhorancën! Ditën e sotme zyra e Presidencës nuk ka dekretuar Ligjin e Rinisë.
Ky mosdekretim vjen në një ditë pas datës simbolike të Ditës së Rinisë. Sipas zyrës së presidencës është deklaruar se në gjendjen aktuale Ligji i Rinisë është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën.