“Presidenti Barack Obama ka lindur në SHBA dhe pikë”, tha Trump në një nga aktivitetet e fushatës së tij.

Edhe pse një nga udhëheqësit e levizjes që vinte në dyshim nënshtetësinë e Presidentit Barack Obama, Donald Trump dhe më herët zyrtarë të fushatës së kandidatit republikan, ka pohuar me gojën e tij se Obama kishte lindur në New Jork. Trump ka këmbëngulur deri vonë se Presidenti Obama kishte një nënshtetësi tjetër nga ajo amerikane dhe si rrjedhojë nuk mund të vihej në krye të Shteteve të Bashkuara. Sakaq, kandidatja demokrate për zgjedhjet e 8 Nëntorit, Hillary Clinton, e rikthyer pas tre ditësh pushim të detyruar, në fushë -betejën presidenciale u shfaq para mbështetësve të saj, duke thënë: “Lajmi i mirë është që pneumonia ime, bëri që më në fund, disa republikanë të interesohen për shëndetin e grave”. Ndërkohë, në mediat amerikane sondazhet tregojnë sërish forcimin e pozitave të Trump. Madje sipas “Los Angeles Times”, miliarderi amerikan kryeson me thuajse 6 pikë përqindje në rrafsh kombëtar, ndërsa të tjera media raportojnë për një garë më të ngushtë, me një kryesim të lehtë të Clinton.

Artikulli paraprakTERMETI NE ITALI,GJENDEN AR DHE MILIONA EURO NE NJE BANESE
Artikulli tjetërPLATFORMË E RE PËR BISEDIME PËR DEMARKACIONIN