Presidenti, PS-LSI djegin raundin e parë, presin konsensus nga PD Z.yrtarisht digjet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Në Komisionin e Ligjeve, ashtu sikur pritej nuk u paraqit asnjë kandidat. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta pas leximit të rregullores për zgjedhjen e Presidentit të ri u shpreh se raundi i parë quhet i ezauruar, ndërsa do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar datën për raundin e dytë. Është mbledhur komisioni i ligjeve ku u diskutua për raundin e dytë për presidentin e ri. Drejtuesja e komisionit të ligjeve, deputetja e PS-së deklaroi se kandidati duhet ti nënshtrohet dekriminalizimit. Duhen 20 deputetë për një kandidaturë, raundi i dytë, jo më vonë se 7 ditë nga sot. Komisioni dërgon raport parlamentit, ku theksohet se nuk ka asnjë kandidat, raundi quhet i kryer edhe kur nuk ka kandidat. Qëndrimi i PS për Presidentin Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi është shprehur se raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri do të digjet. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së u ka bërë të qartë deputetëve në mbledhjen e grupit, se raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit do të digjet pa asnjë kandidaturë, pasi synohet dhe konsensusi i PD. “Nuk do të propozojmë emra, dhe ky është një vendim që e kemi marrë në tryezën e koalicionit. Ne shpresojmë që me këtë t’i japim një mundësi dialogut dhe opozitës të bëhet pjesë e këtij procesi”,-mësohet të ketë thënë Ruçi. Qëndrimi i LSI për Presidentin Edhe LSI përmes kryetarit të grupit, Luan Rama është shprehur dje se pritet konsensusi edhe nga opozita për një kandidaturë presidenciale të gjithëpranuar nga palët. “Nuk kam çfarë të shtoj për çështjen e Presidentit të Republikës asnjë fjalë më shumë nga sa ka mbajtur qëndrimin e njohur publik Kryetari i Kuvendit, njëherësh edhe Kryetar i LSI-së pas takimit që ne zhvilluam me lidershipin e Partisë Socialiste. Kryetari i Kuvendit, njëherësh Kryetar i LSI-së, e bëri të qartë publikisht pas takimit me lidershipin e PS-së qëndrimin e tryezës së asaj dite, pra të takimit PS-LSI apo LSI-PS, në lidhje me çështjen e Presidentit, duke nënvizuar domosdoshmërinë e pjesëmarrjes me kontributin e vetë në këtë proces të rëndësishëm edhe të opozitës. Kështu që për sa kohë jemi ende me shpresën dhe besimin që ekzistojnë mundësitë që opozita të bëhet pjesë e procesit pasi të jepen garancitë dhe besimi që zgjedhjet do të jenë sipas standardeve, nuk ka arsye të nxitohemi dhe ta paragjykojmë këtë proces që në kohën e duhur dhe sipas afateve kushtetuese do të trajtohet me shumë përgjegjshmëri, me shumë seriozitet ashtu siç e meriton çdo vendimmarrje që ka të bëjë me kryetarin e shtetit”- tha Rama.

Artikulli paraprakBASHA :REPUBLIKA E VJETËR ËSHTË KOMPLOT POLITIK
Artikulli tjetërRAMA: KOALICIONI PS-LSI NUK ËSHTË PROBLEM