PROCES ASPAK TRANSPARENT. U SHKEL KUSHTETUTA
Ashtu sikurse pritej, Presidenti I Republikes ka kthyer ne Kuvend ligjin per Reformen Territoriale.
Sipas te kryetarit te shtetit, ky ligj shkel parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, decentralizimit të pushtetit vendor dhe të autonomisë vendore.

Nepermjet dekretit te dates nr 8696 te dates 22 gusht 2014, Presidenti I republikes, Bujar Nishani ka kthyer per rishtyqrtim ne Kuvend ligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Mbasi ka dhene mbeshtetje per kryerjen e reformes territorial, duke argumentuar ne detaje vendimin e tij, Presidenti dekalron se ky ligj I sjelle nga Parlamenti, ka ndryshuar kufijtë e njësive të qeverisjes vendore pa marrë aspak mendimin e popullsisë që banon në to, ose në rastin më të mirë dhe më të rrallë, ky mendim është marrë në mënyrë të përciptë dhe të paplotë në kuptimin e normës kushtetuese.
Presidenti vlereson se procesi ishte aspak transparent. Asnjë nga propozimet e paraqitura nga shumë njësi të qeverisjes vendore, nuk janë konsideruar dhe nuk janë reflektuar duke mos respektuar Nenin 5 të Kartës Europiane të Autonomisë Vendore, si dhe nga fakti se këshillat e qarqeve janë “harruar” jashtë këtij procesi duke mosrespektuar ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
Sipas presidentit, nuk mund të pretendohet aspak se 50% e 16000 të intervistuarve përbëjnë “mendimin e popullsisë”. Pushteti ekzekutiv gëzon të gjitha mjetet dhe format për të marrë një mendim të plotë nga popullsia që preket nga ndryshimet apo nga institucionet kushtetuese përfaqësuese të tyre, siç janë Këshillat e njësive vendore, sipas nenit 109 te Kushtetutës.
Zoti Nishani deklaron se sa më shumë të ulet numri i njësive të qeverisjes vendore dhe sa më të mëdha të bëhen ato, aq më shumë cenohen parimet e decentralizimit të pushtetit vendor dhe autonomisë vendore, të cilat janë të sanksionuara në nenin 13 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Presidenti gjykon se reforma e ndarjes administrativo-territoriale duhej të ishte paraprirë medoemos me përshtatjet e duhura në kuadrin ligjor i cili rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive vendore në Republikën e Shqipërisë.
Për më tepër, në një kohë kur na ndan rreth 1 vit nga zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe vetëm 5 muaj nga detyrimi kushtetues që ka Presidenti i Republikës për të caktuar me dekret datën e zgjedhjeve, Presidenti Nishani mbeshtet faktin se reforma e ndarjes administrative -territoriale duhej të ishte shoqëruar medoemos edhe me ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor te Republikës së Shqipërise.
Prandaj, perfundon Dekreti I Presidentit te Republikes se Shqiperise, z. Bujar Nishani, mosrespektimi i dispozitave kushtetuese të lartpërmendura si dhe mospërputhjet midis ligjeve brenda të njëjtit sistemi ligjor e bëjnë të padiskutueshëm nevojën e rishqyrtimin të këtij ligji nga ana Juaj.

Artikulli paraprakLUKA: “GEA SPORT” TË RESPEKTOJË KONTRATËN
Artikulli tjetërPUKË, INVESTIME PA TRANSPARENCË