Presidenti sirian Bashar Al Assad ka kryer lutjet e tij në xhaminë e Daraias, qytet simbol i rebelimit.
Pas katër vjet luftimesh në fund të muajit gusht kjo xhami u dorëzua në duart e regjimit sirian. Presidenti sirian u lut me rastin e festës së Kurban Bajramit vetëm disa orë pas fillimit të armëpushimit. Pamjet u transmetuan nga televizioni shtetëror sirian.