Shënjtërimi i Nënë Terezës dje në Vatikan, përveç krenarisë dhe vemendjes qe bota pati tek ne atje, ka bërë shqiptarët e Shqipërise dhe KOsovës të marrin edhe një lajm të mirë.
Pesidenti i Kosovës Hashim Thaçi I cili ishte I pranishëm atje bashkë me me disa nga kreret e shtetit shqiptar ka konfirmuar se ka patur një takim privat në Vatikan mePapa Françeskun, pas shenjtërimit të Nënë Terezës. Në mesazhin e shpërndarë në faqen zyrtare të presidentit në Facebook thuhet.: “Dje pata audiencë private mePapa Françeskun, me të cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës përpaqe në botë. Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan. Si president i vendit dhe i popullit të Shën Terezës, ndjehem pafundësisht krenar”, Dy vite më parë me 21 shtator të 2014- Papa Francesku zhviiloi vizitën historike në Shqipëri, ku të praishëm ishin rreth 250 mijë pelegrinë nga I gjithë ballkani.