Pas ndeshjes Vllaznia-Tirana që përfundoi 0-2 për kryeqytetasit, Presidenti i Tiranës Refik Halili u shpreh se kjo fitore ndaj një ekipi si Vllaznia e gëzon por nga ana tjetër pranon se duhet shumë punë deri në fund të kampionatit për të arritur tek titulli kampion…

I pyetur për tensionet mes dy tifozërive, Presidenti Halili u shpreh se me Shkodrën ka një marrëdhënie të ngushtë dhe do të bëjë gjithçka që situata mes dy tifozërive më të mëdha në vend sipas tij të qetësohet…

Autori i golit të dytë për Tiranën Taulant Seferi thotë se kjo fitore në Shkodër ndaj Vllaznisë ka vlera për bardheblutë dhe se shërben për vazhdimësinë e kampionatit…

Pas javës së shtatë të kampionatit Tirana kryeson me 17 pikë ndërsa Vllaznia ka vetëm 9 pikë me dy fitore, dy barazime dhe tri humbje.

Artikulli paraprakVLLAZNINË E “RRËZON” TIRANA, BARDHEBLUTË FITOJNË KLASIKEN
Artikulli tjetërGRABITI 53 MILIONË PAUNDË NË BRITANI/ SHQIPTARI I JEP FUND BEQARISË, DETAJE NGA DASMA LUKSOZE NË TROPOJË