Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Në emër edhe të familjes së tij, kreu i shtetit shqiptar uron për më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim.

Meta uron për më shumë shpresë dhe besim për shtresat ne nevojë.

Urimi i Presidentit Ilir Meta

Të dashur miq, Në këtë Ditë të Bekuar, unë dhe familja ime duam t’ju shprehim urimet më të mira e të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!

Kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, uroj të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, të sjellë begati sociale dhe përparim të njerëzimit. Të përpiqemi në këtë ditë të shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët për t’u dhënë shpresë dhe besim. Gëzuar nga mot Krishtlindjen!

Artikulli paraprakARRESTOHET 29 VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërKRISHTLINDJA, PAPA FRANCESKU LUTET PËR EMIGRANTËT