Presidenti amerikan, Joe Biden ka rezultuar sërish pozitiv me koronavirus. Kjo është herë e dytë brenda pak javësh që presidenti i SHBA ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Kevin O’Connor , tha se gjendja e Biden është e qëndrueshme.

Më tej ka thënë se Presidenti rezultoi negativ në një sërë testimesh të kryera nga e marta deri më sot, ku edhe rezultoi pozitiv.

“Ai do të rifillojë procedurat strikte të izolimit”, theksoi mjeku.

Artikulli paraprakGAZPROM NDALON FURNIZIMET ME GAZ , JA PËR CILIN SHTET
Artikulli tjetërPROVOJENI QË SOT, PSE NUTRICIONISTËT KËSHILLOJNË TË PINI UJË ME LIMON GJATË DITËVE TË NXEHTA TË VERËS