Qëllimi i BE-së është të sigurojë që 70% e popullsisë së botës të vaksinohet deri në mesin e vitit të ardhshëm, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Bashkimi Evropian është deri tani donatori më i madh i vaksinave kundër COVID-19 në botë, tha ajo, duke shtuar se “Shtetet Anëtare të BE-së kanë shpërndarë shumë se 350 milionë doza falas në vende të të gjithë botës.

“Shumica dërrmuese, rreth 300 milionë doza, janë shpërndarë përmes COVAX. Mekanizmi COVAX aktualisht transporton vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ne po punojmë shumë me mekanizmin COVAX dhe prodhuesit e vaksinave, me donatorët dhe vendet marrëse, për të përshpejtuar shpërndarjen aktuale të këtyre dozave,” tha von der Leyen.

Ajo shtoi se “shtetet anëtare të BE-së kanë dorëzuar mbi 45 milionë doza përmes donacioneve dypalëshe, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu në total janë shpërndarë rreth 350 milionë doza nga Team Europe.

“Në këtë pikë, 44% e popullsisë së botës është e vaksinuar”, tha presidentja e KE.

“Ne do të intensifikojmë përpjekjet tona për të mbështetur Afrikën ku vaksinimi është më i ulët se në pjesë të tjera të botës. Qëllimi ynë është që nga mesi i vitit të ardhshëm të sigurojmë që 70% e popullsisë së botës të vaksinohet. Sepse ne do ta kontrollojmë këtë pandemi vetëm nëse e luftojmë atë në çdo cep të botës”, u shpreh Von der Leyen.

Artikulli paraprakANËTARËSIMI I SHQIPËRISË NË BE, STUDIMI: 43% E BIZNESEVE NUK DINË NËSE DO PËRBALLONIN DOT KOSTOT
Artikulli tjetërNË JAVËN E FUNDIT, TESTIMET PER COVID NË NIVELIN MË TË ULËT VJETOR NË SHQIPËRI