Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Tiranë. Von der Leyen pritet të mbërrijë në orën 14:30 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe do të pritet me ceremoni zyrtare.

Në orën 15.45 do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve, takim që do të pasohet më pas nga një konferencë e përbashkët mes Von der Leyen dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

Kjo vizitë e Von der Leyen vjen në kuadër të turit të vizitave që po zhvillon në Ballkanin Perëndimor. Një ditë më parë, presidentja e KE-së ishte në Maqedoninë e Veriut dhe pas vizitës në Tiranë, të premten Von der Leyen do të jetë në Bosnje Hercegovinë dhe Serbi. Vizita e saj në Ballkan përmbyllet ditën e shtunë në Mal të Zi.

Kujtojmë se vizita e fundit në Tiranë e Presidentes së KE-së ka qenë në shtator të vitit të kaluar. Aso kohe Ursula Von der Leyen erdhi me lajme shpresëdhënëse për Shqipërinë, e cila ende nuk kishte çelur negociatat me BE. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen e vlerësoi Shqipërinë për reformat, duke deklaruar se tani është koha që Bashkimi Europain të mbajë fjalën e të veprojë, pasi këtë gjë ia ka borxh rinisë shqiptare.

AXHENDA:

Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022

14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri.

Artikulli paraprakTEMPERATURA DERI NË 28 GRADË, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërZELENSKY THIRRJE UKRAINASVE: TË KUFIZOJMË KONSUMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE