Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të paraqesë sot propozime që do të ndryshonin mënyrën se si BE-ja pranon anëtarë të rinj. Në vend të qasjes aktuale “gjithçka ose asgjë”, Brukseli dëshiron të lehtësojë gradualisht Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor në BE.

Brukseli propozon tërheqjen nga kërkesa për vendime unanime, me qëllim shmangien e bllokimeve të ardhshme. Dokumenti, sipas mediave të huaja, parashikon si instrument për pranim, votimin me shumicë të cilësuar. Në rastin e Shqipërisë, një votim i tillë do të shmangte një veto të mundshme nga Greqia, lidhur me çështjen e Fredi Belerit.

Propozimi pritet të miratohet sot, ndërsa disa vende kanë shprehur rezervat e tyre, duke qenë se jemi në prag të zgjedhjet për drejtues të Bashkimit Europian.

Artikulli paraprakGUVERNATORI SEJKO: INFLACIONI I ÇMIMEVE TË PRODUKTEVE TË KONSUMIT KA PËSUAR RËNIE
Artikulli tjetërDENONCIMI I GAZMENT BARDHIT: PS TERROR NDAJ SHËRBIMIT CIVIL PËR T’U ANËTARËSUAR NË PARTI