Shkodra dhe kalaja “Rozafa” e impresionuan presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga. E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi, kryetarja e shtetit të Kosovës u njoh me historinë e kalasë Rozafa teksa dha vlerësimet e saj jo vetëm për historinë por edhe për kulturën.

“Është kënaqësi të jem në Shkodër, veçanërisht në kalanë e këtij qyteti, simbol i qëndresës së shqiptarëve ndër shekuj, qendër e qytetërimit të hershëm europian, qytet i traditave dhe frymëzimit”. Pas kalasë, presidentja Jahjaga vizitoi fototekën kombëtare “Marubi” teksa drejtori Luçian Bedeni i tregoi për dhurimin e fotove dhe Pjetër Marubin.Presidentja Jahjaga pau nga afër edhe ndërtesën ku do të zhvendoset fototeka “Marubi” në pedonalën “Kolë Idromeno” ndërsa më pas bëri edhe një xhiro përgjatë qendrës së qytetit. Në fund presidentja e Kosovës sëbashku me kryebashkiaken Ademi zgjodhën mjediset e hotel “Coloseu” për të ndarë mes njëra-tjetrës një kafe miqësore

Artikulli paraprakPRESIDENTJA JAHJAGA: VENDI I SHQIPËRISË DHE KOSOVËS NË BE
Artikulli tjetërGRETA BARDELI, ZGJIDHET KRYETARE E KËSHILLIT TË QARKUT SHKODËR