Presidentja e Kosovës Atifeta Jahjaga erdhi në Shkodër duke përmbyllur vizitën e saj të parë zyrtare në Shqipëri. Duke folur për marrëdheniet mes dy shteteve Kosovës dhe Shqipëri presidentja Jahjaga tha se janë të shkëlqyera ndërsa deklaroi se këto dy shtete kanë një rrugë të përbashkët që është antarsimi në bashkimin europian.
Më herët Jahjaga ishte edhe në qytetin e Beratit ndërsa zhvilloi takime zyrtare edhe me krerët më të lartë të shtetit shqiptar duke përvijuar thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme mes dy shteteve që janë pjesë e kombit shqiptar.