Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka dorëzuar shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Në një reagim në Facebook, Osmani shprehet se shkrimtari Kadare vazhdon të pushtojë botën me rrëfimet e tij.
Reagimi i Presidentes Vjosa Osmani
Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!